"Ogerta Manastirliun, të cilën e njoh shumë mirë, por që pseudonimin vetë Edi Rama ja ka vendosur luleshtrydhe dhe ai e di shumë mirë sesi e përdor luleshtrydhen.
Etilda Gjonaj, le të na shpjegojë lidhjet e saj me lojërat e fatit, edhe firmat e financuesve të bandave, të cilët i degdisi në Itali vetëm e vetëm që të mos merreshin në pyetje nga SPAK-u.
Evis Kushi po e çon arsimin shqiptar drejt tjetërsimit të gjuhës shqipe".
Ndërsa për largimin e Fatmir Xhafajt, Kryemadhi u shpreh se “Rama nuk ka më asnjë socialist në listën e tij. Dhe ata pak që kishte, i sekterisi, i largoi, i përdori, i shfrytëzoi, i dhunoi i fyeu dhe më pas tha nuk ju dua”. Ajo shtoi se Rama “ka frikë nga LSI sepse, LSI është “kundër oligarkëve, inceneratorëve, shpopullimit, varfërisë, e krimit”: “Edi Rama krijon importin dhe hap hapësira pafund për oligarkët e tij që ti importojnë produktet nga jashtë dhe shkatërron dhe denigron fermerin shqiptar”. Shpërndaje te miqtë
