Kryebashkiakja e Roskovecit quan mashtrim lajmin për arrestimin e nipit të saj

exit.al 22 Gusht 2020, 17:09

Lajmin për arrestimin e nipit të saj, shofer në Bashkinë Roskovec, kryetarja e kësaj bashkie, Majlinda Bufi e quan mashtrim që nuk ka lidhje me të vërtetën.

Sipas saj ndalimi i Arbër Bufit është njoftuar nga Policia dhe ska të bëjë me lajmin e përhapur në media.

Kryebashkiakja e Roskovecit paralajmëron masa ligjore ndaj çdo shpifjeje në lidhje me këtë çështje.

Shpërndaje te miqtë