Krim brenda familjes në Maqellarë

exit.al 11 Prill 2021, 11:30

Një krim brenda familjes ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Maqellarë, ku për pasojë ka humbur jetën një e moshuar 74-vjeç.

Sipas informacioneve nga policia, e moshuara është goditur nga nusja me thikë dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në fshatin Burrim në Maqellarë për motive të dobta sipas policisë.

Autorja 44-vjeçare e krimit është arrestuar.