“Besoj se KQZ ka qenë ndërmjet ligjshmërisë dhe arbitraritetit, për fat të keq në logjikën time KQZ ka zgjedhur të dytën, anëtarët e KQZ-së zgjodhën anshmërinë politike”.
Zguri argumentoi se puna e KQZ gjatë këtyre muajve nuk duhet të ‘kthehet në standard pune në të ardhmen’.“Me keqardhje them, e kam të pamundur për shkak të një performance të dobët të KQZ por ndonjëherë dhe mungesës së dinjitetit të saj për mua është e pamundur të japë një notë kaluese. Do votoj kundër.
Më duhet të them, unë nuk bija dakord me shumicën, me kolegët e mi. Shpresoj shumë që kolegët e mi t’i thërrasin vetëdijes ligjore dhe të reflektojnë”, tha në fund Zguri.
Zgjedhjet e 30 qershorit u bojkotuan nga partitë e opozitës. Në 31 bashki të vendit kandidoi vetëm kandidati i Partisë Socialiste. Ndërsa në 21 bashki të vendit kandiduan dy kandidatë, një nga PS dhe një kandidatë nga partia Bindja Demokratike, kjo e fundit me vendim të Gjykatës së Durrësit dhe të OSBE-ODIHR u regjistrua në zgjedhje në shkelje të ligjit. Shpërndaje te miqtë
