KQZ kërkon shtyrjen e afatit të vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave

exit.al 25 Shkurt 2021, 13:14

KQZ do të kërkojë shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave. Lajmin e bëri të ditur, Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi gjatë një konference për mediat. Ai tha se 902 mijë qytetarëve ju ka skaduar afati i kartës së identitetit apo pasaportës.

Lista e zgjedhësve nuk ndryshon dot më, ato janë 3, 584 milionë zgjedhës, mes të cilëve 902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara. KQZ do t’i kërkojë qeverisë shtyrjen e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave"

Në lidhje me votimin e qytetarëve të infektuar me Covid-19, Celibashi tha se kuadri ligjor nuk parashikon mundësi për votimin e tyre. Ai tha se Kodi parashikon vetëm votimin e të dënuarve. Shpërndaje te miqtë