KQZ i kërkon qeverisë shtyrjen e afatit të rinovimit të kartave të identitetit

exit.al 5 Mars 2021, 13:25

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi i kërkoi Ministrisë së Brendshme të shtyjë afatin e rinovimit të kartave të identitetit dhe pasaportave. Përmes një postimi në Twitter, Celibashi shkruan:

“Me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës nga qytetarët, të cilëve në 25 Prill 2021 u bëhet i pavlefshëm dokumenti i identifikimit biometrik, KQZ i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik”

Më herët të njëjtën kërkesë bëri dhe presidenti Ilir Meta ndaj Kuvendit dhe qeverisë. Shpërndaje te miqtë