KQZ çon për verifikim të thelluar 12 kandidatë për deputet, mes tyre dhe Tom Doshi

exit.al 22 Mars 2021, 18:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar të hënën 12 kandidatë për deputet për një verifikim më të thelluar.

KQZ ka bërë publike emrat e kandidatëve për deputet, ku ka emra na lista e PS, PD, LSI dhe disa partive të tjera si Partia Social Demokrate dhe koalicioni ABEOK.

Ata do t’i nënshtrohen një verifikimi të mëtejshëm nëse kanë pasur ose kanë probleme me ligjin.

Mes tyre është edhe emri i Tom Doshit nga partia Social Demokrate, i cili më herë shkaktoi debate për kandidimin e tij.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso kërkoi përjashtimin e PSD sepse SHBA-të kanë ndaluar hyrjen e kryetarit të saj Tom Doshi në Amerikë.

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim i bëri thirrje KQZ-së të mos regjistrojë persona që i ndalohet hyrja në SHBA. Ajo publikoi në Twitter, vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit, DASH, për ndalimin e hyrjes së Doshit në SHBA.

Më herët Kryekomisioneri i KQZ-së Celibashin tha se verifikimet për Tom Doshin do të vazhdojnë, por tani për tani nuk ka asnjë ndalesë për regjistrimin e tij. Ndërsa tani KQZ po kryen një verifikim më të thelluar për Doshin dhe 11 kandidatë të tjerë.

Koalicioni ABEOK:

Altin Gjeloshaj

Elsa Voka

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim:

Arbër Arifaj

Partia Demokratike:

Agron Kapllanaj

Gentjan Muca

Rezart Tusha

Zef Hila

Partia Socialdemokrate:

Kleo Murataj

Tom Doshi

Partia Socialiste:

Artan Bitri

Halim Dauti

Leonard Beqiri

Shpërndaje te miqtë