- Lefter Maliqi nga PD mori mandatin e Astrit Veliajt në qarkun e Beratit.
- Ligoraq Karamelo nga PD mori mandatin e Klevis Balliut në qarkun e Korçës.
- Majlinda Halilaj nga PD mori mandatin e Gent Strazimirit në qarkun e Tiranës.
- Elda Hoti nga LSI mori mandatin e Viktor Tushaj në qarkun e Lezhës.
- Ediola Braha nga LSI mori mandatin e Vangjel Tavos në qarkun e Gjirokastrës.
- Edlira Hyseni nga LSI mori mandatin e Nora Malajt në qarkun e Durrësit.
Po ashtu, një tjetër kandidat nga lista e PD-së ka pranuar të marrë mandatin e deputetit. Alban Zeneli, kandidat në qarkun e Kukësit, ka dorëzuar pranë KQZ-së formularin e dekriminalizimit duke shprehur kështu vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit. Zeneli, në protestën e 5 marsit, deklaroi publikisht se do të digjte mandatin, por më pas ka dorëzuar në KQZ dokumentet e nevojshme për të filluar procedurat për marrjen e mandatit. Pritet që vendimi i KQZ-së për Zenelin, i cili merr mandatin e Flamur Nokës, të merret në ditët në vijim. Gjashtë deputetët e rinj do të betohen në seancën e radhës së parlamentit. Me marrjen e këtyre gjashtë mandateve shkon në 92 numri i deputetëve në kuvend. Nuk dihet ende nëse deputetët e rinj nga listat e opozitës do t’i bashkojnë votat me shumicën socialiste. Shpërndaje te miqtë
