Kosovë, 6 viktima me Covid-19 në 24 orët e fundit

exit.al 4 Korrik 2020, 19:04

Gjashtë pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në Kosovë në 24 orët e fundit, duket e çuar totalin e viktimave në 64.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të gjithë pacientët vuanin dhe nga sëmundje të tjera. Mes viktimave ishte dhe një paciente 38-vjeçar.

Deri tani në Kosovë ka pasur 3178 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 64 kanë humbyr jetën dhe 1824 janë shëruar. Aktualisht ka 1290 të sëmurë ende aktivë.

Shpërndaje te miqtë