Kosovë, 285 raste dhe 5 viktima nga Covid-19

exit.al 18 Shkurt 2021, 15:13

285 raste të reja dhe 5 viktima u shënuan në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se në total u kryen 3,196 teste në 24 orë.

Në Kosovë deri më tani ka 1,558 viktima në total, 65,350 raste të të infektuarve dhe  56,974 të shëruar.

Rasti i parë me koronavirus u shënua në 13 mars, 2020. Raste aktive aktualisht janë 6,818.

Shpërndaje te miqtë