Kosova raporton 4 infeksione të reja, shkon në 13 numri total

exit.al 16 Mars 2020, 09:39

Shkon në 13 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Katër raste të reja janë identifikuar të dielën.

Informacionin e bëri publik Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Të katër rastet e reja janë nga fshati Stubëll i Vitisë dhe të gjithë janë familjarë të afërt të një personi të diagnostikuar më herët me konoronavirus.

Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të izoluar në banesën e tyre.