Kosova merr $3,8 milionë ndihmë financiare nga SHBA-të

exit.al 25 Gusht 2021, 16:06

Kosova do të marrë 3.8 milionë dollarë ndihmë financiare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fondi është pjesë e një marrëveshje paraprake prej 33 milionë dollarësh të firmosur në 2020. Njoftimi u dha nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në faqen e presidencës.

Përmes këtij financimi synohet të bëhet përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve, pastaj llogaridhënia nga ana e institucioneve si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.

“Objektivi i parë zhvillimor i marrëveshjes përqendrohet në mbikëqyrjen e institucioneve nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë civile, ndërsa i dyti adopton një qasje më të gjerë ndaj pjesëmarrjes demokratike”, thuhet në njoftim.