Koronavirusi infekton stafin e shërbimit shëndetësor në Bulqizë

exit.al 6 Korrik 2020, 20:45

Një anëtar i stafit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë është infektuar me koronavirus.

Institucioni ka mbyllur dyert për qytetarët dhe pjesa tjetër e personelit të Njësisë është karantinuar dhe i është bërë testi.

Në qarkun Dibër ka 10 raste aktive me Covid-19.

Shpërndaje te miqtë