“Këtë vit [viti 2017] ne do të buxhetojmë që piramidën ta transforjmojmë. [...] Prona më e shtrenjtë e Trianës është një karkasë e vdekur në mes të bulevardit. Këtu na lindi ideja, a mund ta rikonstruktojmë ne tani, me këtë funksion, pra me teatër, me film, me bibliotekë e kurse digjitale.”
Rreth 6 muaj më pas, në vitin 2018, Veliaj harroi funksionet e cituara:“Hedhim hapin e parë zyrtar për formalizimin e një marrëveshjeje midis Bashkisë së Tiranës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan [AADF] për ta transformuar piramidën e Tiranës.”
Rikonstruksioni i premtuar në vitin 2017, por i kthyer në projekt “transformimi” do ta shndërrojë ndërtesën në “Qendër Rinore për Teknologjinë Krijuese”. Më 27 maj 2018, projekti u prezantua me bujë nga kryebashkiaku Veliaj dhe Kryeministri Rama. Rreth një vit më vonë, më 14 tetor 2019, Kryetari i Bashkisë publikoi edhe video se si do të dukej Piramida pas projektit të premtuar. https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/510852956144644/ Pesë muaj më vonë, në shkurt 2020, emisioni “Boom” vëren se Piramida vazhdon të mbetet ashtu siç ka qenë dhe nuk ka asnjë ndërhyrje të Bashkisë. Ndërtesa mbetet e rrethuar. [embed]https://youtu.be/o92MMJmDVK0?t=1283[/embed]
