"Ne duhet të jemi fitues edhe në bashkitë që kanë mbetur peng i kundërshtarëve tanë".
Taulant Balla tha se vendi nuk po kalon asnjë ngërç politik pavarësisht se opozita ka lënë mandatet parlamentare dhe se PS ëshët ë gatshme për një “dialog parlamentar”.“Opozita u mundua për të sajuar një ngërç pas braktisjes së mandateve. Partia është garancia e mos harresës nga ne këtu lart për ju atje poshtë. Të dashur delegatë, ne i fituam zgjedhjet e 2017 me një rezultat spaktakolar, ne jemi të gatshëm për cdo lloj dialogu parlamentar në favor të vend dhe qytetarëve”, - tha Balla.
Në pjesën e dytë të Kongresit do të flasë Kryeministri Rama, i cili do të prezantojë rikandidimin e Erion Veliajt dhe vetëm listën e këshilltarëve bashkiakë për Bashkinë Tiranë. Me rastin e prezantimit të Erion Veliajt, Partia Socialiste ka organizuar një koncert të madhe në sheshin Nënë Tereza, përgatitjet për të cilin kapin vlerën e rreth 500 mijë euro. Shpërndaje te miqtë
