Kongresi Amerikan mban seancë dëgjimore për krimet e luftës në Kosovë

exit.al 1 Maj 2019, 11:36

Kongresi amerikan zhvilloi ditën e djeshme një seancë dëgjimore për krimet e luftës në Kosovë, me qëllim ndërgjegjësim e shoqërisë. Gra kosovare dëshmuan për dhunën e abuzimet seksuale që forcat serbe ushtruan në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Një prej dëshmitareve ishte Vasije Krasniqi Goodman, e cila ishte e para që rrëfeu përjetimet e dhunës seksuale mbi të. Ajo tregoi përpara Kongresit se ishte vetëm 16 vjeç kur ushtarët serbë e morën me forcë dhe e përdhunuan.

Zonja Goodman i bëri thirrje Kongresit që të dënoheshin krimet e luftës dhe dhunuesit të shkonin përpara drejtësisë.

"Megjithatë, kanë kaluar 20 vjet dhe drejtësia nuk është vënë në vend. Torturuesit e mi ende janë të lirë. Janë 20 mijë burra dhe gra që u mbijetuan krimeve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë. Të gjithë kërkojnë drejtësi!

Kërkoj drejtësi!" u shpreh ajo.

Shpërndaje te miqtë