Konflikti në Vaqarr, hetohet në gjendje të lirë Florenc Hoxha

exit.al 22 Prill 2021, 09:35

Procedohet penalisht ish-drejtori i policisë Bashkiake Florencë Hoxha. Policia njoftoi se Hoxha u konfliktua me Bledar Gogën, i cili kishte një makinë me ushqime, në Vaqarr.

Hoxha u shpreh se ushqimet po shpërndahenshin në Vaqar në këmbim të votave. Incidenti ndodhi të mërkurën, gjatë shtrimit të Iftarit.

Çështja i ka kaluar për hetim prokurorisë.