Muslimanët festojnë Fitër Bajramin

exit.al 13 Maj 2021, 09:55

Muslimanët kudo në botë festojnë sot Fitër Bajramin, njërën ndër dy festat më të rëndësishme të fesë islame.

Fitër Bajrami shënon mbarimin e muajit të Ramazanit, gjatë të cilit muslimanët agjërojnë. Vetë emri i kësaj ditë të shënuar për muslimanët mund të përkthehet si "festa e thyerjes së agjërimit". Kjo është një ditë solidarizimi shoqëror dhe festimesh.

Në ndryshim nga viti 2020, besimtarët muslimanë u lejuan të falin namazin e posaçëm për këtë ditë në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë.

Komuniteti Mysliman njoftoi më 12 maj se programin e faljes së Fiter Bajramit.

Shpërndaje te miqtë