Kompania sllovene për KQZ: E pamundur ta dorëzojmë fletën e votimit brenda 12-22 prillit

exit.al 4 Prill 2021, 13:33

Kompania sllovene CETIS në një përgjigje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri tha se e ka të pamundur të dorëzojë fletën e votimit brenda datës 12-22 prillit.

Kompania u kontaktua nga KQZ për printimin e fletës së votimit.

Në letrën e kompanisë për KQZ thuhet se “ka disa limite sa i përket procesit që ata kryejnë, dhe tashmë ata janë informuar edhe për problemet që mund të sjellë një fletë e re votimi”.

Procesi i printimit të 3.6 milionë fletë votimeve merr afërsisht 14 ditë,tha kompania, por me përmasat e reja kërkon 20 ditë, plus 2 për t’ia dorëzuar KQZ-së numrin total.

Për fletën e votimit në Tiranë, kompania tha se duhet 2-3 javë.

[caption id="attachment_136715" align="alignnone" width="653"]zgjedhjet zgjedhjet[/caption]