Komiteti Teknik mblidhet sot, diskuton masa shtesë

exit.al 30 Gusht 2021, 11:22

Komiteti Teknik do të mblidhet të hënën për të vendosur masa kufizuese kundër përhapjes së Covid-19.

Të dielën, autoritetet raportuan 768 raste të reja me Covid-19 dhe rritje të numrit të të shtruarve ne spitalin Covid 1.

Disa ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se nëse rriten rastet në spitalin infektiv, atëherë do të hapet COVID3.

Rritja e rasteve në vend ka nisur që prej 1 gushtit, me raportime të mbi 100 rasteve në ditë. Ndërsa në 2 javët e fundit numri i të infektuarve ka qënë mbi 900.