- Sevdari nuk ka paraqitur dokumentet për një shumë prej 3 milionë lekësh të përfituar nga bshkëshorti i saj, para vitit 2003.
- Bashkëshorti i prokurores nuk ka deklaruar dhe paguar taksat për 12 mijë euro të fituara në Arabinë Saudite.
Prokurorja Sevdari i kundërshtoi gjetjet e Komisionerit Publik duke u shprehur se 3 milionë lekët e përfituara nga puna e bashkëshortit para martesës ishin të ligjshme. Ndërsa për paratë e fituara në Arabinë Saudite, Sevdari tha se në atë kohë nuk ishte në fuqi deklarata integrale e të ardhurave aktuale, ndaj ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë shkelur asnjë ligj. Sevdari kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të 18 korrikut 2018, që e konfirmonte prokuroren në detyrë. KPA do të marrë vendimin përfundimtar për Sevdarin më 28 shkurt. Kujtojmë se pak ditë më parë, KPA hodhi poshtë kërkesën e Komisionerit Publik për të rihapur hetimet për pasurinë e prokurores. Vendimi do të bazohet në hetimin e bërë më parë nga KPK. Shpërndaje te miqtë
