Komandoja i ushtrisë plagos dy persona në Tiranë

exit.al 31 Gusht 2020, 22:33

Një 34 vjeçar K.B ka plagosur, për motive të dobëta, të hënën, në orën e vona të darkës, dy persona, Redi Myrto dhe Rexhep Qefalia, në Zall Herr.

Personat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi i arrestuar ka plagosur me armë në kofshë Rexhep Qefalinë dhe i ka rënë me qytën e armës Redi Myrtos.