“Ndonëse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë objekt procedimesh disiplinore përgjatë gjithë mandatit të funksionimit të Kolegjit, ata janë objekt i “procesit të vetting-ut” që është në vazhdim e sipër, i cili mund të ndikojë në sigurinë e vazhdimësisë së tyre si gjyqtarë dhe, rrjedhimisht, mund të ndikojë në pavarësinë e tyre”.
Propozimi i Partisë Socialiste: Në dhjetor 2019, Partia Socialiste paraqiti propozimin e mëposhtëm për Kolegjin Zgjedhor në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi: — Kolegji Zgjedhorë të shkrihet dhë në vend të tij ankimimet kundër vendimeve të KQZ-së të shqyrtohen nga Gjykata Administrative e Apelit:“Ankimi kundër vendimeve të KQZ-së shqyrtohet nga Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë nga një trupë e përbërë nga tre gjyqtarë, kurse ankimi ndaj akteve me karakter nënligjor normativ të KQZ-së shqyrtohet nga një trupë e përbërë prej 5 gjyqtarësh.”
— Vendimet e Gjykatës Administrative të Apelit të jenë të apelueshme në Gjykatën e Lartë. — Për shkak se Gkykata e Lartë është e paplotë, Kolegji Zgjehdor të të vazhdojë punën deri më 1 shtator 2022, me një dispozitë tranzitore deri në plotësimin e Gjykatës së Lartë. Çfarë është Kolegji Zgjedhor: Kolegji shqyrton të gjitha ankesat zgjedhore dhe shërben si shkallë apelimi ndaj vendimeve të KQZ-së. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor, të cilat duhet të merren brenda 10 ditësh, janë të formës së prerë. Kolegji Zgjedhor, me ligj, përbëhet nga tetë gjyqtarë, të cilët zgjidhen me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë mes gjyqtarëve të nivelit të apelit. Ata shërbejnë për katër vjet. Gjyqtarët e Kolegjit nuk i nënshtrohen procedimeve disiplinore gjatë koëhs që shërbejnë. Por ata i nënshtrohen procesit të vetingut si çdo gjyqtar tjetër i sistemit. Kolegji i tanishëm Zgjedhor: Kolegji Zgjedhor i mandatit të tanishëm katër vjeçar i gjykoi zgjedhejt e 30 qershorit me njës trupë prej gjastë gjyqtarësh: Tomor Skerli, Artur Malaj, Lindita Sinanaj, Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Shkëlqim Mustafa. Gjin Gjoni nuk qe i rpanishëm pasi është rpej më shumë se një viti me leje lindjeje, ndërsa Sotiraq Lubonja u shkarkua nga KPK në tetor 2018. Kolegji është zvogëluar më tej pasi Artur Malaj u shkarkuarnga KPA më tetor 2019. Ndërkohë Shkëlqim Mustafa është në në proces verifikimi, ndërsa konfirmimi nga KPK i Astrit Kalasë është ankimaur në KPA nga Komisioneri Publik.
