Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS: Kandidatët do të identifikohen me numra

exit.al 4 Prill 2021, 20:27

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Identifikimi i kandidatëve në fletën e votimit do të jetë me numra dhe jo me emër e mbiemër, propozim ky i Komisionerit Shtetëror dhe Partisë Demokratike.

[caption id="attachment_136789" align="alignnone" width="640"]WhatsApp Image at WhatsApp Image at[/caption]

PD ankimoi vendimin e KAS për fletën e votimit, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën e saj për fletë vertikale, ku të figuronte kandidati me emër dhe mbiemer, dhe pranoi atë të PS për kandidatë me numra.

PS nga ana e saj, ka argumentuar se fleta e votimit të 25 prillit duhet të jetë me numra, pasi ndihmon në përshpejtimin e rezultatit të votimit, si dhe votuesit janë njohur me renditjen e kandidatëve të preferuar para se të votojnë.