“Pritet që të ketë një fluks të lartë cështjesh. Ne e fillojmë me numër të kufizuar prokurorësh kur nevoja është shumë e madhe. Kujdesi i parë është evitimi i ngarkesës së panevojshme, mos ngarkohemi me lëndë që nuk janë lëndë tonat. Duke analizuar me kujdes dosjet. Çështjet prioritare, kjo është një detyrë që drejtuesi dhe prokurorët ta bëjnë duke krijuar seksionet e hetimit; të korrupsionit dhe krimit.”
Po ashtu ai theksoi nevojën për nisjen e punës për të zgjedhur drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit:“Akt i domosdoshëm është fillimi i procedurës së përzgjedhjes së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, është mushkëri që funksion me ajër SPAK.”
Zoti Dumani deklaroi se eksperienca e tij 20 vjeçare dhe postet e ndryshme që ka mbajtur janë pika e tij e fortë:“Për shkak të funksionin kanë kaluar mbi 4 apo 5 mijë dosje me të gjitha llojet e veprave penale. Për shkak të kësaj eksperience kam fituar profesionalizmin e duhur.”
Në orët në vazhdim pritet të intervistohen dhe Arben Kraja e Edvin Kondili.
