- të kalojnë me sukses verifikimin e plotë të pasurisë dhe figurës së tyre;
- të plotësojnë kërkesat e ligjit të dekriminalizimit, pra të mos jenë dënuar në të shkuarën;
- të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990 apo të ndonjë shërbimi tjetër sekret;
- të mos jenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
- të mos jenë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe të mos kenë masa disiplinore në fuqi.
Si do të zgjidhet Prokurori i ri i Përgjithshëm Kandidatët që plotësojnë kushtet e kërkuara me ligj, vlerësohen dhe renditen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë bazuar në disa kritere:- vlerësimin profesional në fushën e drejtësisë penale;
- integritetin moral dhe profesional i kandidatit;
- aftësitë organizative dhe drejtuese;
- vlerësimin e elementëve plotësuese si titujt akademike, studime dhe trajnime jashtë vendit, njohja e gjuhëve të huaja.
Më pas, KLP i paraqet Kuvendit të Shqipërisë propozimin për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm mes tre kandidatëve të renditur të parët në listë. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet ai kandidat që merr votat e të paktën 84 deputetëve. Ligji nuk kufizon numrin e votimeve që mund të ndërmarrë Kuvendi, por nëse ai nuk arrin ta zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar. Pak javë më parë, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi deklaroi se Prokurori i ri i Përgjithshëm duhet të zgjidhet brenda muajit qershor:“Ligji na jep tre muaj kohë pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përgatitjen e rregullores. Në datë 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm. Në muajin qershor do të kemi Prokurorin e ri të Përgjithshëm.”
Shpërndaje te miqtë
