KLP emëron 6 prokurorë të rinj në prokuroritë e rretheve

exit.al 13 Korrik 2019, 12:24

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi dje emërimin e 6 prokurorëve të rinj, student të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës. Me unanimitet të plotë, gjashtë prokurorët e rinj do të plotësojnë gjashtë vende në prokuroritë e rretheve të mbetura bosh nga largimet e bëra jatë procesit të vetingut. Gjashtë prokurorët e rinj janë:

-Eliona Elezi, në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Krujë;

-Erida Visoçi, në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Vlorë;

-Mediana Meta, në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Kavajë;

-Françesk Ganaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë  në Lezhë;

-Odeta Todorushi, në Prokurorinë e Shkallës së Parë  në Korçë;

-Albjona Papajani, në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Berat.

Pëmes Komisionit e tij të Karrierës, KLP vendosi metodën e punës që do të përdorë për emërimin e prokurorëve të sapodiplomuar: bërjen e një vlerësimi dhe verifikimi paraprak të figurës dhe pasurisë. Për gjashtë prokurorët e rinj, KLP i kishte kërkuar informacion të gjithë institucioneve ligjzbatuese para emërimit të tyre. Në seancën plenare, relatoret lexuan raportet e verifikimit të figurës dhe pasurisë për secilin prej tyre dhe më pas votuan për emërimin e tyre. Shpërndaje te miqtë