Ambasadorja Yuri Kim i kërkon KLP-së t'i rezistojë presioneve

exit.al 19 Prill 2021, 13:26

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim takoi të hënën anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP. Përmes një postimi në Twitter, Kim njoftoi se tema e takimit ishte pavarësia, llogaridhënia dhe disiplina e prokurorëve. “KLP duhet të demostrojë pavarësinë dhe integritetin e saj dhe t’i rezistojë presioneve dhe të japë drejtësi”, u shpreh ajo. Ambasadorja Kim tha se ky është një moment kyç për reformën në drejtësi dhe institucionet e reja duhet të tregojnë guxim.

"Institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë - ku SHBA dhe të tjerë kanë investuar shumë - duhet të dalin nga modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim".