Një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparencën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike;
Një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre;
Një reformë kushtetuese që synon forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit.
Opozita propozoi edhe parandalimin e përfshirjes së krimit të organizuar në zgjedhje; zbatimin e ligjit të dekriminalizimit; hartimin e listave të zgjedhësve duke mbajtur parasysh dështimin e zbatimit të sistemit të adresave dhe mirëmbajtjes së sistemit të gjendjes civile; rinovimin e kartave të identitetit. Gjithashtu, sot u vendos se Këshilli Politik do të përbëhet nga 10 anëtarë:- 2 bashkëkryetarët e Komisionit për reformën zgjedhore: Damian Gjiknuri (PS) dhe Rudina Hajdari (e dalë nga listat e PD-së).
- 3 deputetët: Ervin Bushati (PS) Alban Zeneli (i dalë nga listat e PD-së) Nimet Musai (i dalë nga listat e LSI-së).
- 5 përfaqësuesit e opozitës: Oerd Bylykbashi (PD), Petrit Vasili (LSI), Mesila Doda (PDIU), Fatmir Mediu (PR) dhe Vangjel Dule (PBDNJ).
