“Kemi një dekret presidenti në fuqi, është e pamundur që populli dhe demokratët e Kavajës të tolerojë qeverinë të emërojnë në detyrë njerëz të pazgjedhur. Këtu kanë votuar vetëm 5 për qind e votuesve, se imagjinoj dot që një qytet të qeveriset nga 5 për qind e votuesve.”
Prefektja Jahollari deklaroi për gazetarët se kanë dokumentet ligjore që urdhërojnë kryebashkiakun aktual të lirojë zyrën:“Ne kërkojmë që Isa Sakja të lërë zyrën e Bashkisë, kërkuam të hynim në godinë së bashku me dokumentet ligjore, por nuk u lejuam.”
Pas tentativës për të hyrë në zyrë me dhunë, Redjan Krali, Suzana Jahollari dhe anëtarët e këshillit bashkiak shkuan në zyrat e prefekturës. Më herët sot, aty u zhvillua ceremoninë e betimit të Kralit, ku morën pjesë dhe ish-ministri Arben Ahmetaj dhe ministrja Elisa Spiropali. Një ditë më parë, pati përplasje mes kryebashkiakëve demokratë e socialistë në Bashkinë e Devollit Shpërndaje te miqtë
