Kastrati dhe Edil-al fitojnë koncesionin për portin e jahteve në Sarandë
Koncesioni i portit të jahteve “
Marina Limion” në Sarandë duket se është fituar nga
Kastrati dhe
Edil-Al. Sipas
Open Data Albania në fillim të muajit tetor, dy kompanitë kanë themeluar një shoqëri të përbashkët me emrin
Marina Limion shpk.
Ndërkohë qeveria nuk ka lëshuar asnjë njoftim zyrtar se kush ishin ofertat për këtë koncesion dhe si u vlerësuan ato.
Koncesioni 35-vjeçar për portin turistik në Sarandë u hap nga Ministria e Infrastrukturës më 1 gusht. Afati për dorëzimin e ofertave – 30 gusht – u
shty deri më datë 2 shtator duke vënë si kusht, që porti i Limionit t'i mbetej me qira kompanisë
Concord Investment. Ky kusht mund të ketë paracaktuar fituesin.
Në vitin 2018
Concord Investment lidhi kontratë qiraje 20-vjeçare me Ministrinë e Ekonomisë. Vlera “simbolike 1 euro” në këmbim të
investimit prej rreth 4 milionë euro që parashikonte kontrata.
Për koncesionin e portit të jahteve, sipas Scan-TV kompanitë e interesuara do të duhet të investojnë
“jo më pak se 11.2 milionë euro”.
Pa patur njoftim zyrtar nga qeveria, në Regjistrin Kombëtar të Bizneseve është regjistruar një kompani me emrin
Marina Limion shpk me aksione 50/50 nga
Kastrati sha d he
Edil-Al-it.
Kjo kompani ka si veprimtari:
Zbatimin… e konçesionit që do të lidhet midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe konçensionarit, me objekt "Rikonstruksionin, Operimin dhe Transferimin e portit turistik "Marina Limion", si dhe kryerjen e çdo aktiviteti tjetër të nevojshëm, ndihmës apo plotësues në funksion të zbatimit dhe përmbushjes së kushteve të kontratës së konçensionit".
[caption id="attachment_61019" align="alignnone" width="1920"]

Ekstraktet e nga QKR të kompanisë Marina Limion.[/caption]
Edil-Al zotërohet nga kompania
Iner e cila ka të njejtët pronarë sikurse edhe
Concord Investment.
Adresa e zyrave qendrore të
Marina Limion shpk është porti detar i Limionit – me numër pasurie 5/232 – i cili i është dhënë me qira për 20 vite
Concord Investment.
Ajo që nisi si kontratë qiraje 20 vitesh u kthye në koncesion 35-vjeçar, për të cilin qeveria nuk ka bërë ende transparencë.