“Ne mendojmë për një politikë të re fiskale, një taksë të sheshtë.
Sot ka institucioni dhe rregulla pa fund, që ndryshohen papritur, krijojnë probleme, monopole, mungesa e konkurrencës, oligarkizimi.
Kemi nevojë të grupojmë ato 18 taksa dhe tatime në një taksë të sheshtë për t'i dhënë frymë biznesit, jo ti biem në qafë, por të jetë partneri më i madh. Taksa e sheshtë mund të zgjidhë problemin e informalitetit, etj.”
Ish-deputetja përmendi dhe ndryshime e shpeshta të ligjeve fiskale në vitin e fundit, paqëndrueshmëri e cila nuk e ndihmon biznesin, por vetëm e bën më të vështirë dhe të paparashikueshme të ardhmen. Gjatë prezantimit të rezultateve të Indeksit të Biznesit 2019, doli se shqetësimet kryesore të sipërmarrësve janë klima politike, krijimi i monopoleve në treg, tregtia e pandershme, mungesa e stafit të kualifikuar dhe performanca e përgjithshme e dobët e ekonomisë. Shpërndaje te miqtë
