Johnson planifikon të testojë britanikët dy herë në javë

exit.al 5 Prill 2021, 15:59

Boris Johnson pritet të zbulojë një plan për testime të përgjithshme rutinë për virusin Covid-19, si mënyrë për të lehtësuar Anglinë nga masat e bllokimit, raporton The Guardian.

Kjo vjen pasi qeveria u përball me një reagim të ashpër mbi idenë e "pasaportave të vaksinimit", që do të lejonin vetëm njerëzit e vaksinuar të kishin akses në vende apo evenimete të populluara.

Gjashtë muaj pasi Johnson zbuloi planet për "Operacionin Moonshot", një skemë testimi masiv prej 100 miliardë paundësh që nuk u materialziuar, anglezëve do t'u ofrohen dy teste Covid në javë prej së premtës.

Kryeministri do të njoftojë aplikimin e testeve në një konferencë shtypi të hënën pasdite.

Ai pritet gjithashtu të hedh propozimin për rifillimin e mundshëm të udhëtimeve me jashtë.

Skema e testimit, që përfshin teste për përdorim në shtëpi ose në qendrat publike, vendet e punës dhe shkollat, është menduar një mjet për të kufizuar transmetimin e virusit në komunitet.

Kjo është një startegji shtesë, që i mbivendoset programit të vaksinimit.

Aplikacioni  për testimin dhe gjurmimin do të përditësojë statusin e testimit vazhdimisht dhe kush dëshiron të frekuentojnë vende të populluara duhet të regjistrohet patjetër.

Po ashtu personat që dalin pozitiv duhet të ndajnë me të tjerët vendet që kanë frekuentuar.