Joacquin Phoenix, Brad Pitt dhe Renee Zellweger triumfues në Golden Globes

exit.al 6 Janar 2020, 12:59

Joacquin Phoenix, Brad Pitt dhe Renee Zellweger triumfuan në ndarjen e çmimeve Golden Globes që u mbajt ditën e djeshme.

Joacquin Phoenix, i cili luan rolin kryesor në filmin Joker, u shpall aktori më i mirë në një dramë. Filmi Joker u nderua me disa çmime të tjera si muzika më e mirë dhe kompozimi më i mirë nga kompozitorja islandeze Hildur Guðnadóttir.

Brad Pitt  u shpall aktori më i mirë mbështetës, në filmin Once Upon a Time in Hollywood. Gjithashtu ky film u nderua me çmimin  e skenarit më të mirë nga regjisori Quentin Tarantino.

Aktorja Renee Zellweger u shpall aktorja më e mirë, me performancën e saj në filmin Judy, ndërkohë seriali më i mirë u shpall Chernobyl.

Më poshtë Exit sjell listën e plotë të fituesve.

  1. Aktori më i mirë, Dramë

    Joaquin Phoenix, Joker

  2. Aktorja më e mirë, Dramë

    Renee Zellweger, Judy

  3. Seriali më i mirë dramatik

    Succession

  4. Seriali më i mirë

    Chernobyl

  5. Seriali më i mirë televiziv - muzikor ose komedi

    Fleabag

  6. Filmi më i mirë dramatik

    1917

  7. Filmi më i mirë muzikor-komedi

    Once Upon A Time In Hollywood

  8. Aktori më i mirë mbështetës

    Brad Pitt, Once Upon A Time In Hollywood

  9. Aktorja më e mirë mbështetëse

    Laura Dern, Marriage Story

  10. Aktorja më e mirë për muzikal-komedi

    Awkwafina, The Farewell

  11. Aktori më i mirë për muzikal-komedi

    Taron Egerton, Rocketman

  12. Performanca më e mirë nga një aktor në një seri televizive - Drama

    Brian Cox

  13. Performanca më e mirë nga një aktore në një seri televizive - Drama

    Olivia Colman

  14. Muzika më e mirë në film

    Hildur Guðnadóttir, Joker

  15. Aktori më i mirë për filmat me seri të limituar

    Russell Crowe

  16. Regjisori më i mirë

    Sam Mendes, 1917

  17. Filmi më i mirë i huaj

    Parasite

  18. Skenari më i mirë

    Quentin Tarantino, Once Upon a Time in Hollywood

  19. Kënga më e mirë origjinale

    "(I'm Gonna) Love Me Again", Rocketman

  20. Kompozimi më i mirë

    Hildur Guðnadóttir, Joker