Jamystic ju propozon një pije me aromë pranverore: ujë trëndafili

exit.al 8 Maj 2020, 08:52

Jamystic sot ju propozon një pije freskuese e plot aromë pranverore: ujë trëndafili.

Për 1 l lëng ju nevojitet:

  • 6 trëndafila me aromë,
  • 3 gjethe barbarozë,
  • 1/2 limoni
  • 1 lugë kafeje limontoz,
  • 2 lugë gjelle sheqer.

Në një vazo qelqi 2 kg hedhim 1l ujë të blerë, sheqerin, limontoz, dhe lëngun e limonit dhe gjithë petalet e trëndafilit dhe gjethet e barbarozës.

I trazojmë me lugë dhe i lëmë në diell dy tre ditë me kapak të mbyllur duke e kthyer herë pas here vazon.

E voila të pasnesermen ju mund të freskoheni me ujë të bekuar trëndafili.

[caption id="attachment_83258" align="aligncenter" width="1280"]WhatsApp Image at Ujë trëndafili[/caption]