Ivanka Trump mund të vetë izolohet pas takimit me Ministrin e Brendshëm autralian

exit.al 13 Mars 2020, 12:05

Ivanka Trump mund të vetë-izolohet, pasi ka patur takim pak ditë më pare me Ministrin e Brendshëm Australian Peter Dutton.   Ministri Dutton rezultoi pozitiv me koronavirus, pasi u zgjua me temperaturë të lartë dhe kollë të thatë.

Në një foto të publikuar në Twitter, duket ministri Dutton pranë vajzës së presidentit të SHBA-së Donald Tump.

Deri më tani kanë rezultuar disa ministra në botë që kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Exit ka bërë një përmbledhje të politikanëve në botë të cilët janë vetë-karantinuar për shkak të dyshimeve se mund të jenë të infektuar.