Italia shënon rritje të rasteve me COVID-19, të 19 886 infektuar

exit.al 25 Shkurt 2021, 19:45

Italia regjistroi sërish rritje të rasteve të enjten, me 19 886 të infektuar.

Një ditë më parë, të mërkurën ishin 16 424 infektime ditore.

Sa i takon numrit të viktimave në 24 orët e fundit shteti fqinj regjistroi 308.

Niveli i pozitivitetit është 5.4%, 0,8% më shumë se ditën e djeshme.

Rajoni më i goditur është Lombardia i ndjekur nga Emilja Romanja, Veneto dhe Toskana.

Qeveria italiane ka paralajmëruar lehtësim të masave, duke hapur aktivitet kulturore, muzetë, kinematë dhe teatrot.

 

 

Shpërndaje te miqtë