Italia regjistron 336 viktima dhe 12 956 raste të reja me COVID-19

exit.al 10 Shkurt 2021, 22:00

Italia regjistroi të mërkurën 336 viktima.  Në 24 orët e fundit në vend u shënuan 12 956 infektime të reja.

U kryen gjithsej 310 994 testime dhe autoritet italiane njoftuan se norma e pozitiviteti u rrit në 4.1% nga 3.9% që ishte një ditë më parë.

Italia regjistron aktualisht 410,111 raste pozitive, ndërsa 2 165 817 të infektuar janë shëruar.

2  128 persona ndodhen në intubim.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar  92 338 viktima.

 

 

Shpërndaje te miqtë