Italia regjistron 18 938 raste me Covid-19 dhe 718 viktima

exit.al 9 Prill 2021, 20:27

Italia regjistroi të enjten 18,938 raste të reja me Covid-19.

Në 24 orët e fundit nuk arritën të fitonin betejën me Covid-19, 718 pacientë, 231 më shumë se një ditë më parë.

Që prej fillimit të pandemisë, numri i viktimave ka arritur në 113 579.

Italia shënon gjithsej  536 361 raste aktive, ndërsa janë shëruar 3.2 milionë qytetarë.