Italia regjistron 16 424 raste të reja me COVID-19

exit.al 24 Shkurt 2021, 20:20

Italia regjistroi të mërkurën sërish shifra të lartë të COVID-19, ku 16 424 persona rezultuan të infektuar nga 13 314 që ishin një ditë më parë.

Niveli i pozitivitetit u rrit me 4.8%. Numri i viktimave në 14 orët e fundit ka shënuar një ulje, të mërkurën u regjistruan 318 viktima nga 356 që ishin të martën.

Lombardia dhe Piemonte janë rajonet më të goditura në Itali.

Frika nga variantet e reja të COVID-19 si dhe rritja e infektimeve ditorë bën që qeveria të tërhiqet pas nga lehtësimi i masave.

Ministria e Shëndetësisë mohoi hapjen e gjithë aktiviteteve si palestra, pishina, bingo etj, ndërkohë që për kinema dhe teatro ekziston një mundësi për muajin prill.

Shpërndaje te miqtë