Italia kujton viktimat e Covid19

exit.al 18 Mars 2021, 17:54

Italia kujtoi sot viktimat e shkaktuara nga Covid19. Kryeministri italian Mario Draghi vendosi një buqetë me lule në varrëzën monumentale në Bergamo, epiqendra e valës së parë të virusit në Itali. Gjatë mesditës u kujtua edhe arqipeshkopi i Milanos, Mario Delpini.

Gazeta italiane Vatican News, e kujtoi 18 marsin e 2020, kështu:

18 mars 2020. Në rrugët e nboshatisura dhe të shkreta në Bergamo, në një klimë sureale, kalon një kolonë e gjatë me automjete ushtarake. Ato transportojnë arkivole nga varrezat e qytetit, tashmë të bllokuar, drejt vendeve të tjera të ruajtjes.

Imazhi dramatic është emblema e një krizë shëndetësore, që në fazën e parë, goditi më shumë të moshuarit.

Për të mos harruar këtë faqe tragjike në historinë e italië, qeveria ka vendosur 18 marsin si ditën kombëtare në kujtim të viktimave të Covid19.

Vetëm në muajin e marsit 2020, në Bergamo, vdiqën 5 180 persona më shumë nga mesatare mujore e 5 viteve më parë.

Dhimbja përsëritet edhe tani. Italai sërish është e bllokuar, dhe disa rajone po përballen me emergjencën shëndetësorë, dhe statistikat e reja tregojnë rritje të të infektuarve dhe të viktimave.

Shpërndaje te miqtë