Ndahet nga jeta ish-presidenti i Francës Zhan Shirak

exit.al 26 Shtator 2019, 15:55

Zhan Shirak, presidenti i 22-të i Francës, ndërroi jetë sot në moshën 86-vjeçare.

Shirak kishte prej vitesh probleme të shumta shëndetësore dhe ishte tërhequr nga skena politike.

Shirak ka qenë presidenti i Francës nga viti 1995 deri në 20017-ën, duke u kthyer në një prej politikanëve më të rëndësishëm të vendit. Më parë ai ka qenë kryeministër i Francës dhe kryebashkiak i Parisit.

Zhan Shirak është i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë të të bërit politikë, ndaj kishte dhe pseudonimin "Buldozeri"

Nga shqiptarët, Shirak do të mbahet mend për kontributin në përfundimin e luftës në Kosovë dhe mbështetjen për Kosovën gjatë bisedimeve në Rambuje.

Ndërsa në skenën ndërkombëtare, Shirak do të mbahet mend si presidenti që mbështeti formimin e Bashkimit Europian dhe që kundërshtoi aleaten e tij Amerikën për ndërhyrjen në Irak në vitin 2003.