“Kancelarja Merkel më siguroi se Gjermania dhe ajo vetë, do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët.
Vullneti i Gjermanisë dhe i vendeve të tjera të Bashkimit Europian u shpreh i qartë edhe në rezolutën e posaçme të PPE-së, ku kërkohet, para së gjithash, që Shqipëria të zgjidhë krizën e thellë politike dhe, nëpërmjet një reforme të vërtetë zgjedhore, të përgatisë vendin për zgjedhje të lira e të ndershme.”
