Ish-deputetja e LSI-së dyshime se zjarrëvëniet në Seman janë të qëllimshme

exit.al 3 Gusht 2020, 12:21

Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka ngritur dyshime se zjarrëvëniet në pyllin e Semanit janë të qëllimshme.

Në një postim në Facebook, ajo shkruan se ‘banorët ngrenë pikëpyetje për zjarrëvënie të qëllimshme me synim shpyllëzimin e zonës e më pas privatizimin e përvetësimin e asaj toke që sot është e mirë publike.’

Prej të dielës, pylli i Semanit është përfshirë nga flakët dhe zjarrëfikëset nuk kanë mundur ta shuajnë atë.

Mehmetaj i kërkoi institucioneve të drejtësisë të fillojnë hetimet e njëkohësisht në mënyrë urgjente të nxisin pushtetin qëndror e lokal të shuajnë zjarrin përpara se dëmet të jenë të parikuperueshme.

Shpërndaje te miqtë