India miraton vaksinën e parë të ADN-së kundër Covid-19

exit.al 21 Gusht 2021, 12:03

India miraton vaksinën e parë të ADN-së në botë, për përdorim emergjent kundër koronavirusit.

Vaksina  ZyCov-D, duhet të merret me tri doza, ka parandaluar simptomat e sëmundjes në 66 për qind të personave të vaksinuar, ka treguar një studim i kompanisë prodhuese, Cadila Healthcare.

Kompania planifikon të prodhojë 120 milionë doza të vaksinës në vit.

Vaksinat paraprake të ADN-së kanë funksionuar mirë në kafshë, por jo në njerëz.

India deri më tani ka vaksinuar më shumë se 570 milionë njerez me vaksina - Covishield, Covaxin dhe Sputnik V.

Rreth 13 për qind e të rriturve janë vaksinuar plotësisht dhe 47 për qind kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, prej nisjes së fushatës së imunizimit në muajin janar.