Indeksi vjetor i Fitch Solutions: përplasjet politike kanë rritur rrezikun politik të Shqipërisë

exit.al 9 Janar 2020, 21:59

Rreziku politik afatshkurtër në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, sipas botimit më të fundit të Indeksit të Rrezikut Politik të kompanisë Fitch Solution, pjesë e Fitch Ratings.

Kompania amerikane, një ndër tre kryesoret në botë për vlerësimin e kredive, e ka renditur Shqipërinë mes pesë vendeve me përkeqësimin më të madh të stabilitetit politik gjatë vitit të fundit, si pasojë e përplasjeve politike dhe protestive kundër qeverisë.

Në vlerësimin e Fitch, stabiliteti politik i vendit është cënuar për shkak të protestave kundër qeverisë, rritjes së tensionit mes partive politike, bojkotimit të zgjedhjeve lokale nga opozita, si dhe moshapjes së negociateve me BE-në.

Niveli i rezikut politik është element i rëndësishëm në vendimarrjen e investitorëve për të investuar në vende të tjera, prandaj vlerësimi i Fitch është një zhvillim me ndikim negative në tërheqjen e investimeve të huaja në vend.