I lodhur nga pandemia, jep dorëheqjen ministri austriak i Shëndetësisë

exit.al 13 Prill 2021, 12:13

Ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober i të Gjelbërve, dha dorëheqjen të martën për shkak të lodhjes nga pandemia COVID-19, raporton Reuters.

Anschober, 60 vjeç, u shpreh se ngarkesa në punë i ka sjell probleme shëndetësore.

"Unë ... nuk dua të thyhem," tha ai, në një deklaratë të shkurtër për median.

Anschober bëri me dije se gjatë kësaj kohe ka vuajtur nga probleme të presionit të gjakut dhe mbilodhja.