Humb jetën një fëmijë si pasojë e Tik-Tok

exit.al 7 Maj 2021, 13:49

Një fëmijë 12 vjeçar ka humbur jetën teksa po rregjistronte një video për në rrjetin social ‘Tik-Tok’.

Ngjarja ka ndodhur në Shkodër të enjten. Fëmija po bënte akrobaci në katin e dytë të banesës së tij dhe aksidentalisht ka mbetur i lidhur në një litar rreth qafës çka i ka sjellë vdekjen.

Ai nuk mundi të mbijetonte pavarësisht ndërhyrjes mjekësore.