Humb jetën një 34-vjeçare me Covid-19

exit.al 24 Qershor 2020, 11:50

Një 34-vjeçare nga Librazhdi me Covid-19 ka humbur jetën mëngjesin e 24 qershorit në spitalin Infektiv. Ajo është viktima më e re në moshë në vend.

Sipas ministrisë, viktima vuante nga sëmundje të veshkave, diabeti dhe hipertensioni.

Ajo ishte e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar.

34-vjeçarja është viktima e dytë me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Pasditen e 23 qershorit një 65-vjeçar nga Tirana humbi jetën në infektiv.

Në total shkon në 47 numri i viktimave me Covid-19 në vend.

Shpërndaje te miqtë