Humb jetën inxhinieri Ismail Beka nga një sëmundje e rëndë

exit.al 6 Prill 2021, 17:42

Inxhinieri Ismail Beka humbi jetën të martën si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Beka ia kushtoi jetën e tij turizmit dhe ishte zëvendësdrejtor në Fondacionin gjerman GTZ.

Puna e ti është e njohur në të gjithë Shqipërinë, por më së shumti në alpet shqiptare ku ai njihet më tepër.

Firma e Bekës është në shumicën e projekteve të GTZ në Shqipëri.